Ja dy kolonelët që ishin tmerri i ushtrisë serbe, por që vriten pabesisht nga shqiptarët!

Aktuale

Ja dy kolonelët që ishin tmerri i ushtrisë serbe, por që vriten pabesisht nga shqiptarët!

Nga: N.Sh Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 09:58
Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj

Dy personalitete ushtarake të cilët i treguan armikut se shqiptarët edhe ne rrethana të vështira lufte dijnë të organizojnë ushtri profesionale dhe jo vetëm të shkrepin një pushkë, por të fitojnë beteja.

Brigadat profesionale të UÇK-së nën komandën e Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) në betejat e Loxhës, Llukës, Strellcit, Junikut, Lugut te Baranit, e në Koshare tmerruan forcat okupuese serbe.

Këto njësi ishin shpresa e popullit në kohë të vështira dhe sot janë krenaria e Kombit shqiptar!

Megjithatë, ne krenohemi për gjeneralët dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që tmerruan armikun serbë, të cilët me nderë dhe krenari mbrojtën tokën tonë dardane, por gjithë kjo sakrificë e tyre, nuk u pa mirë në sy të disa tradhtarëve tanë shqiptarë e që pabesisht edhe i vriten.

Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, ishin shtylla kryesore e luftës në Kosovë, në zonën e Drenicës.

Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi dhe kolonel Tahir Zemaj, nuk ishin të vetmit që vriteshin pabesisht, njëri në Tiranë në kohë lufte e tjetri në Pejë në Kosovën e çliruar.

Gjaku i tyre do t’i mallkojë këta shqip-folësa, të cilët me të drejtë i quajnë dorë e zgjatur e Serbisë.

Beteja e Koshares ishte mobilizuar nga Ahmet Krasniqi

Image
Hisen Berisha

Për betejën më të lavdishme të Kosovës në luftën e fundit, komandanti në Betejën e Koshares, Hisen Berisha, ka thënë se kjo Betejë është mobilizuar me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrit të atëhershëm, Ahmet Krasniqi.

Ai ka treguar se si ishin unifikuar të gjithë si FARK-u, UÇK dhe Ministria e Mbrojtjes, dhe kjo ishte bërë me kërkesë të kolonelit, Ahmet Krasniqi.

“Ne jemi themeluar nga Ministria e Mbrojtjes dhe ministri Ahmet Krasniqi. Unë jam mobilizuar nga ai. Udhëzimet e ministrit kanë qenë lufta dhe mobilizimi”, ka thënë Berisha.

Berisha ka thënë se edhe Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj kanë mbajtur stemë të UÇK-së në uniformat e tyre, duke shtuar se ky fakt tregon se ata dy kanë qenë unifikues.

“Uniformë të UÇK-së ka mbajtur edhe Ahmet Krasniqi edhe Tahir Zemaj, sepse kishim një qëllim: çlirimin e Kosovës. Në Betejën e Koshares jemi mobilizuar shumë mirë. Si në aspektin logjistik, po ashtu edhe në atë në teren. Lufta e Koshares nuk mund të zvetënohet. Tendenca për ta zvetënuar atë, nuk është e mirë”, ka thënë ai muaj më parë.

“Ka pasur shumë debate jo FARK, jo UÇK. Në formularin tim shkruan Forcat e Armatosur të Kosovës, Ushtria Çlirimtare të Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes, por uniforma ishte e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo ka bërë që të unifikohemi dhe të shënojmë fitore, sepse kishim një qëllim, kishim një vizion e ai ishte çlirimi i vendit. Aty kishte një parti, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe kishte një qëllim: Çlirimin e Kosovës. Ne në atë kohë kemi involvuar me të gjithë akterët e përfshirën në luftën e Kosovës. Nuk do të arrihej objektivi i lartë dhe ajo që u arrit në Koshare, u bë për shkak se u arrit që të organizohej në mënyrën më të mirë, si politikisht po ashtu edhe ushtarakisht”, tha Berisha.

Berisha akuzon Fatos Klosin për vrasjen e kolonel Krasniqit

Image
Sali Berisha dhe Fatos Klosi

Për vrasjen e kolonel Ahmeti Krasniqit më 21 shtator 1998 në Tiranë, nga shumë personalitete në Kosovë dhe Shqipëri kanë bërë përgjegjës ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosin.

Një akuzë të tillë, në drejtim të Klosit e ka bërë edhe ish kryeministri shqiptar Sali Berisha.

“Vrasjen e Ahmet Krasniqit e ka organizuar kreu i Shërbimit Informativ Shqiptar Kombëtar, Fatos Klosi. Kjo është 100% e sigurt. Ahmet Krasniqi shoqërohej me oficerë të SHIK-ut, por me një urdhër nga ky (Klosi) një natë më herët iu morën armët.

Ahmet Krasniqi, u vra te dera e shtëpisë ku e kishte strehuar shteti shqiptar. Kështu që ajo ishte një vrasje. Se cili ishte ai që shkrehu karikatorin nuk e di, por në qoftë se ka një gjë që duhet ta hetojë Gjykata e Hagës, mendoj se është kjo.

Pse? Sepse gjithçka është organizuar nëpërmjet këtij personi. Jepen motive të ndryshme, por motivi më i besueshëm, një porosi serbe për këtë punë. U shfrytëzua një moment turbullire këtu, një javë pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe vranë një njeri të shkëlqyer.

Unë e kam njohur atë, e kam takuar disa herë. Ai ishte një burrë fisnik, një njeri i cili tek unë kishte ardhur, me të vetmen kërkesë: “Na ndihmo të pajtohemi njëri me tjetrin, se ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë dhe të kemi një front të përbashkët kundër Serbisë”.

Këto ishin kërkesat e tij, një njeri fjalë pak, njeri punë shumë dhe që e eliminuan. Mbrapa, për fat të keq jam përpjekur, por problemi ishte se prokurorin e kishte Partia Socialiste, nga Dhori Sallaku te Ina Rama, të cilët në mënyrë absolute kishin një mision që të mbulonin krimet e Partisë Socialiste, të kryera në Shqipëri. Kjo është e vërteta për Ahmet Krasniqin”, është shprehur Berisha gjatë një interviste për gazetën “Bota sot”.

Kush ishte Ahmet Krasniqi?

Image
Kolonel Ahmet Krasniqi

Kolonel Ahmet Krasniqi është lindur më 15 janar 1948, në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, në gjirin e familjes së patriotit të mirënjohur Aziz Zhilivoda.

Kolonel Ahmet Krasniqi kontakton me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila duke e njohur mirë personalitetin e tij të lartë patriotik dhe profesional, e emëron Ministër të Mbrojtjes dhe Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës.

I vetëdijshëm për situatën në Kosovë dhe i lumtur që iu dha rasti për t’i shërbyer atdheut të tij të robëruar, Ahmeti i rreket punës me përkushtim të zjarrtë, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Mirëpo, këtë objektiv nuk arrin ta realizojë deri në fund, sepse duke parë angazhimin e tij serioz dhe dëshirën e vërtetë, për të ta bërë Kosovën me ushtri sa më të mirë, një dorë e zezë, (padyshim dorë tradhtie) e qëllon fshehtazi dhe e vret, në natën e vonë të 21 shtatorit 1998, në Tiranë.

Ishte ky një atentat i kurdisur tradhtie, që e indinjoi opinionin e gjerë liridashës shqiptar, i cili, tek Kolonel Ahmet Krasniqi kishte mbështetur shpresën e luftës çlirimtare dhe çlirimin e definitiv të Kosovës.

Pjesëmarrja tepër masive e njerëzve në ceremonialin e përcjelljes mortore, që iu organizua në kryeqytetin e Shqipërisë, ishin dëshmi e dashurisë dhe adhurimit të figurës madhore të Ahmet Krasniqit, ushtarakut dhe luftëtarit të devotshëm atdhetar, oficerit me përgatitjet me te larta shkollore dhe ekspertit të dëshmuar për aftësi të jashtëzakonshme në artin luftarak, që spontanisht dhe pa asnjë dilemë ia ofruan zgjedhjen Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, në të cilat detyra u vra me atentat, për t’u përjetësuar në dhembjen krenare duke zënë vendin e nderit në panteonin e figurave më të shquara të kombit shqiptar.

Një vrasje pabesie iu bë edhe kolonelit Tahir Zemaj

Image
Kolonel Tahir Zemaj

Në mënyrë tinzare, njëjtë si kolonel Krasniqin e vranë edhe kolonelin Tahir Zemajn.

Më 4 janari i vitit 2003, në hyrje të Pejës e vranë kolonelin Tahir Zemaj së bashku me djalin e tij, Enisin dhe kushëririn, Hasanin.

Tash e 16 vjet pas vrasjes së kolonel Tahir Zemajt, djalit të tij Enisit e kushëririt Hasanit, hetimet për këtë vrasje ende kanë mbetur “dosje të hapura”, por të pazbuluara.

Zemaj, ishte njëri ndër komandantët më të mirë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ua futi frikën në palcë policëve dhe ushtarëve serb në Betejën e Loxhës.

Por, që 16 vite institucionet e drejtësisë në Kosovë ende nuk po arrijnë që të zbardhin këtë krim makaber dhe tinëzar dhe për t’i vënë para drejtësisë autorët e krimit.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, kriminelët, ata që ia kishin frikën t’i dilnin përball kolonelit Tahir Zemaj iu vërsulen pas shpine duke i nxënë pritën në muzgun e mbrëmjes së 4 janarit të vitit 2003.

Të gjithë këta korba u vërsulën mbi të, por ai kurrë nuk u frikësua, sepse në anën e tij ishte drejtësia. I dolën në pritë dhe në mënyrë tinëzare i organizuan atentatit në hyrje të Pejës.

Atentati më 4 janar të vitit 2003, ishte një ogur i zi, ngase përveç që ngriu zemrat dhe gjakun e tre burrave të kombit, mori jetën e një koloneli të karrierës së lartë ushtarake, një strategu të luftës, i cili shquhej me të gjitha virtytet që duhet ti ketë një oficer.

Ngjarja kishte ndodhur në afërsi të Kombinatit të Drurit, ndërsa vrasësit ishin larguar drejt Fabrikës së Birrës. I njohur edhe si njëri ndër dëshmitarët në gjyqin ndaj Grupit të Dukagjinit, koloneli Zemaj kishte arritur t’u shpëtonte edhe dy atentateve të tjera të drejtuara ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat