Mësohet arsyeja e vonesës së procesit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së

Aktuale

Mësohet arsyeja e vonesës së procesit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së

Nga: M.H Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:29
KQZ

Procesi i numërimit të zgjedhjeve të 6 tetorit, që mori 1 muaj si duket do të marrë fund në ditën e nesërme kjo pasiqë KQZ-ja, ka deklaruar që nëse nuk do të ketë ankesa nëpër institucione rezultatet përfundimtare do të shpallen gjatë ditës së enjte. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor”, deklaron Elezi.

Në lidhje me këtë temë, juristi dhe analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që KQZ-ja, është me përbërje politike dhe për këtë arsye ndodhin këto vonesa dhe probleme. Sipas Burjanit, kjo përbërje është që nga viti 2008, dhe se pavarësisht kësaj shpreson që gjatë kësaj jave të bëhet certifikimi i rezultateve zgjedhore.

Image
Blerim Burjani

“KQZ që sundojnë partitë në këtë institucion ky është institucion partiak, për këtë arsye gjithmonë ka presion nga ndonjë parti për nëse nuk arrin qëllimet e saj. KQZ është më përbërje politike dhe kjo nuk është lajm i sotit po prej 2008 është kështu, pastaj kur të i shtohen edhe ankesat e kandidatëve të tyre që bëjnë vepra penale brenda partive politike. Jo gjendje që mbretëron prej viti 2008 në këtë institucion duhet të ndryshohet përndryshe gjithmonë do të ketë vonesa ,probleme, politizim te procesi teknik e të gjitha gjëra tjera.

"Pra kërkohet të ketë një organ të pavarur zgjedhor e jo shtyrje cila parti e ka me drejtë dhe cila ka akte më shumë se të gjitha gjëra tjera që të ngjason në debate politike por jo zgjedhore. Shpresojmë dhe jam optimist që këtë javë ky proces do të përfundoj dhe do të ketë certifikim të rezultateve zgjedhore”, përfundoi, Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat