Petritsch: Zgjidhja për Kosovën të jetë evropiane, Kurti të mos rrezikojë dialogun

Aktuale

Petritsch: Zgjidhja për Kosovën të jetë evropiane, Kurti të mos rrezikojë dialogun

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:23
Wolfgang Petritsch

Ish-i dërguari i BE-së për Kosovën Wolfgang Petritsch ka folur lidhur me angazhimin e shtuar të SHBA-së rreth Kosovës.

Ai tha se është e rëndësishme që Uashingtoni të tregojë interes për problemin, por sipas tij, zgjidhja duhet të negociohet me BE.

"Zgjidhja në rajon duhet të jetë evropiane. Jam i shqetësuar që nisma amerikane po ndodh në një kohë të vakumit, ndërsa Komisioni i vjetër Evropian ende ekziston, dhe i ri duhet të kishte marrë përsipër,"tha Petritsch për Tanjug.

Petritsch thotë se BE duhet të jetë aktive për çështjen e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të arrijë SHBA-në duke e përfshirë në aktivitetet e saj, pasi pa Uashingtonin është e vështirë të arrihet një zgjidhje. Duke vepruar kështu, ai beson, se BE duhet të tregojë lidershipin e vet.

"Unë nuk do të thosha që është një çështje e politikës së jashtme, por një çështje brenda-evropiane. Kjo duhet të dërgojë një sinjal se zgjidhja duhet të jetë evropiane, dhe ai sinjal ka munguar, " u shpreh ai.

“Në të njëjtën kohë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti duhet të jetë i kujdesshëm që të mos "shkatërrojë" dialogun me Beogradin me deklaratat e tij”, tha Petritsch.

Ai theksoi se deklaratat e Kurtit ishin të destinuara kryesisht për përdorim të brendshëm por sipas tij, kreu i Vetëvendosjes duhet të jetë i kujdesshëm që të mos ‘shkatërrojë’ dialogun, teksa shtoi se në demokracinë parlamentare duhet të respektohen rregullat ekzistuese, që do të thotë se të gjitha partitë që zgjidhen njihen si partnerë të mundshëm.

"Tani është e rëndësishme që shumica shqiptare t’i afrohet Listës Serbe. Unë mendoj se kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, "tha Wolfgang Petritsch, i cili mori pjesë në konferencën SEEBDN në Zagreb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat