Kurti paralajmëron reciprocitet ndaj Serbisë edhe për këtë çështje

Aktuale

Kurti paralajmëron reciprocitet ndaj Serbisë edhe për këtë çështje

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 15:53
Albin Kurti dhe Almedina Ahmeti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar reciprocitet me Serbinë sa i përket njohjes së diplomave universitare.

Përmes një fotografie që ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, Kurti ka shkruar se meqenëse Serbia ende nuk i ka pranon diplomat universitare nga Republika e Kosovës, reciprocitet do të thotë edhe pranimi i diplomave.

I njëjti ka marrë shembullin e një studente të Masterit për Pegagogji që ka po studion në Universiten e Prishtinës.

“Almedina Ahmeti është studente në Master për Pedagogji, në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Almedina shkollën fillore e ka kryer në Tërnoc, gjimnazin e ka filluar në Bujanoc ndërsa e ka përfunduar në Gjilan. Mirëpo, ajo nuk do të mund të punësohet në vendlindjen e saj në Bujanoc kur të diplomojë, meqenëse Serbia ende nuk i pranon diplomat universitare nga Republika e Kosovës. Reciprocitet do të thotë edhe pranim i diplomave tona”, ka shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat