Ja kush po e quan si skandaloze dekorimin e Shpend Maxhunit

Aktuale

Ja kush po e quan si skandaloze dekorimin e Shpend Maxhunit

Nga: N.H Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 16:54
Shpend Maxhuni dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri në shkuarje Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka dekoruar Shpend Maxhunin me Medaljen e Skënderbeut.

Ky dekorim ka ardhur së bashku me dorëheqjen e tij, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo, lidhur me këtë, mënjhërë kanë ardhur edhe reagimet e shoqërisë civile.

Prof. dr. Binak Maxharraj, dekorimin e Shpend Maxhunit me Medaljen e Skënderbeut e ka quajtur si skandaloze.

Ja shkrimi i tij:

U KËPUTË NJË HALLKË NGA ZINGJIRI.

Lajm i mirë.

Shpend Maxhuni paska dhanë dorëheqje të cilat në Kosovë kanë qenë tabu pa e arsyetuar motivin apo shkakun e dorëheqjes. Askush nuk jepë dorëheqje nga dëshira pa e pasë një arsye.

Por ajo se çka është skandaloze nuk shkojnë bashkë dorëheqja më dekorimin e tij më dekoratën e Skënderbeut për profesionalizëm dhe besnikëri pos në rastet e jashtë zakonshme të moshës etj.

Priten të bijën edhe hallka tjera nga zinxhiri i hekurt

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat