Zyrtari i VV-së e komenton dorëheqjen e Maxhunit: I shërbeu kastës dhe me ikjen e tyre, iku edhe vetë

Aktuale

Zyrtari i VV-së e komenton dorëheqjen e Maxhunit: I shërbeu kastës dhe me ikjen e tyre, iku edhe vetë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 18:47
Lëvizja Vetëvendosje

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, përmes një postimi në Facebook ka komentuar dorëheqjen e shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni.

Ai tha se Maxhuni me dorëheqjen e tij e ka rikonfimuar atë që dihej, sipas tij ai deri më tani i kishte shërbyer kastës apo njerëzve të cilët i mbronin interesat e tyre vetanake, ndërsa me ikjen e tyre nga pushteti, u largua edhe Maxhuni.

Postimi i tij i plotë:

Në fakt, me dorëheqje veç sa e rikonfirmoi atë që dihej: i shërbeu kastës dhe me ikjen e kastës, iku edhe vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat