Japonia i dhuron pajisje mjekësore QKUK-së në vlerë 1.3 milionë euro

Aktuale

Japonia i dhuron pajisje mjekësore QKUK-së në vlerë 1.3 milionë euro

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:16
Uran Ismajli dhe Kiyoshi Koinuma

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) sot është bërë dorëzim-pranimi i pajisjeve mjekësore nga granti i Qeverisë së Japonisë, vlera e të cilave është 1.3 milionë euro.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili tha se pajisjet në shumë klinika tashmë veçse janë funksionale dhe pacientët mund të marrin këto shërbime në spitalin publik e jo privat.

Sipas Ismailit vlera e donacionit është 1.3 milionë dhe se së shpejti përmes këtij donacioni do të fillojë edhe trajtimi i sulmeve në tru.

Ismaili: Pajisjet veç kanë filluar të jenë të dispozicion të pacientëve

“Pajiset në shumë klinika veç ka filluar të përdoren pacientët kanë filluar të marrin shërbimet me pajisjet e reja duke u mundësuar atyre që mos të kërkojnë zgjidhje jashtë spitaleve publike, por të gjejnë shërbimet në spitalet publike. Edhe këtu ku jemi shohim pajisjet që kanë ardhur donacion nga qytetarët e Japonisë, nga taksapaguesit e Japonisë dhe tregojnë rëndësinë që kanë këto për realizimin e projekteve tonë siç është ajo e ‘stroc center’ dhe duke krijuar për herë të parë një qendër të tillë qytetarëve për sulmet në tru diçka që ka munguar më herët dhe shpeshherë ka sjell më të keqën tek qytetarët në mungesë të intervenimeve të shpejta, tani jemi në gjendje që shumë shpejt edhe këto pajisje t’i vëmë në dispozicion të qytetarëve”, tha Ismaili.

Ambasadori i Qeverisë së Japonisë, Kiyoshi Koinuma teksa ofroi përkrahjen e Japonisë për Kosovën dhe njerëzit e saj tha se është i lumtur që i sheh pajisjet mjekësore japoneze të vendosura në klinikat e Kosovës.

Koinuma: Do vazhdojmë ta mbështesim Kosovën

“Jam shumë krenar t’i shoh pajisjet mjekësore japoneze të vendosen në këtë klinik, dhe kjo është diçka e mrekullueshme prej njerëzve japonezë për Kosovën. Kosova dhe Japonia kanë pasur marrëdhënie shumë të mira që prej 10 viteve të fundit. Ky vit shënon 10 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, natyrisht, për Japoninë për qeverinë japoneze Kosova është një vend shumë i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe do të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën dhe do t’i mbështesim njerëzit këtu”, tha ai.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Basri Sejdiu derisa ka përmendur disa nga pajisjet që janë në kuadër të këtij donacioni tha se përmes këtyre pajisjeve të reja do të ofrohen shërbime profesionale për pacientët e QKUK-së.

Sejdiu: Ky donacion është në të mirë të qytetarëve

“Kemi gastroenterologjinë ku kanë ardhur pajisjet , gastroskop, Klinika e Polmologjisë , bronkoskop, Klinika e Urologjisë ureteroskop, dhe tani këtu ku jemi është CT e cila është një pajisje e cila do na ndihmoi mjaftë së bashku me investimet tona që i kemi planifikuar në këtë ambient do të fillojë ‘strok center’ për herë të parë në Kosovë, intervenimi i tru, dhe javën e ardhshme presim dhe MRN-në që e kemi blerë dhe në kombinim me donacionin do të shërbejë kryesisht për të mirën e pacientëve që pacientët të trajtohen në mënyrën sa më profesionale, sa më denjë dhe më lirë. Në QKUK jemi duk i zgjeruar shërbimet dhe këto donacione të cilat janë shumë të mirëseardhura dhe do të na ndihmojnë mjaftë shumë në përmirësim të shërbimeve”, tha Sejdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat