Profesoresha italiane Anna Comodi mban ligjëratë me studentët e UP-së

Aktuale

Profesoresha italiane Anna Comodi mban ligjëratë me studentët e UP-së

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:40
Pamje nga takimi

Në kuadër të Javë së Kulturës italiane, Ambasada e Italisë në Kosovë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe Universitetin e Prishtinës kanë organizuar një ligjëratë me studentët kosovarë që studiojnë gjuhën italiane, e cila kishte për qëllim njoftimin e studentëve me gjuhën italiane përmes teatrit.

Zëvendësambasadori i Italisë në Kosovës, Matteo Corradin  tha se përmes kësaj ligjërate është shpjeguar gjuha italiane përmes aktrimit e teatrit. Sipas tij, këto aktivitete po bëhen tani kur në Universitetin e Prishtinës kanë nisur kurset e gjuhës italiane.

Corradin: Duam ta promovojmë gjuhën dhe kulturën italiane

“Tema e sotme ishte italishtja në teatër ku profesoresha u tregoi studentëve gjestikulimin, aktrimin në teatër. Tre janë elemente pse e zgjodhëm këtë event  e para, sepse bëhet pra gjatë javës së kulturës italiane që bën shteti italian për të promovuar gjuhën dhe kulturën italiane në botë. Edhe në Prishtinë zhvillohen shumë ngjarje me këtë rast ku ka ekspozita, filma, takime të tjera. Java e gjuhës italiane lidhet me javën e kuzhinës italiane...Për herë të parë zhvillohet ky event në Kosovë“, tha ai.

Drejtoresha e Institutit Italian Kulturor, Alessanda Bertini Malgarin tha se përmes aktiviteteve të shumta po mundohen të jemi sa më afër publikun që e do gjuhën italiane.  

Duke folur rreth aktivitetit të sotëm Malgarin u shpreh se pas 10 ditësh do të organizojnë një event tjetër me rastin e kuzhinës italiane.

Malgarin: Sot folëm me studentët për gjuhën italiane në teatër

“Edhe sot u folëm studentëve për italishten në teatër në skenë. Prandaj erdhëm në Fakultetin e Filologjisë në katedrën ku po mësohet gjuha italiane dhe po shohim që ka shumë studentë që kanë dëshirë për të mësuar gjuhën italiane. Prandaj e ftuam profesoreshën e Universitetit të Perugjës dhe bisedoi me studentët dhe bëri një interpretim të shkurtër. Pas 10 ditësh do jemi sërish këtu në universitet me rastin e kuzhinës italiane”, tha ajo.

Hulumtuesja shkencore në Universitetin e Perugjës, profesoresha Anna Comodi e cila ligjëroi para studentëve të Universitetit të Prishtinës, tha se mësimi i gjuhës italiane është parë më efektiv nëse mësohet përmes teatrit. Sipas saj, studentët e gjuhës italiane në Kosovës ishin entuziastë për këtë metodë të mësim nxënies. 

Comodi: Mësimdhënia e gjuhëve të huaja më efektive përmes fjalëve dhe trupit

“Viteve të fundit e kemi eksperimentuar mësimdhënien në teatër, sepse kemi zbuluar që mësimdhënia e gjuhën të huaja nëpërmjet fjalës dhe trupit ka efekt më të madh. Duhet të them që Ministria e Punëve të Jashtme këtë vit ka zgjedhur këtë temë e ka menduar si më të frytshme dhe më të duhurën, sepse mësimdhënia e italishtes nëpërmjet teatrit është një metodë  alternative që funksionon shumë mirë...Sot mbajtëm mësim njëorëshe me studentët e italishtes që janë të nivelit fillestar dhe kam qenë e befasuar se si ata kanë reaguar ndaj mësimdhënies së italisht nëpërmjet kësaj mënyrë alternative”, tha Comodi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat