Avdyli: Zëri im në Kuvend do të jetë zë shtytës për projekte reformuese e zhvillimore për vendin

Aktuale

Avdyli: Zëri im në Kuvend do të jetë zë shtytës për projekte reformuese e zhvillimore për vendin

Nga: A.SH Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:36
Haxhi Avdyli

Haxhi Avdyli nga radhët e LDK-së ka arritur të sigurojë edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka falënderuar të gjithë për besimin e dhënë, duke thënë se zëri im opozitar në Kuvend ,të transformohet tani në zë shtytës të projekteve të mëdha reformuese e zhvillimore për vendin.

Postimi në Facebook:

Pas daljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve, dua të ju falenderoj secilin nga ju për besimin tuaj. Konfirmimi i besimit tuaj nga 2017 nê 2019 me rritje të përkrahjes tuaj, më obligon që zëri im opozitar në Kuvend ,të transformohet tani në zë shtytës të projekteve të mëdha reformuese e zhvillimore për vendin. Ndryshimi ka ardhur më 6 tetor e tani na pret punë e madhe të kapitalizimit të besimit tuaj, në Kuvend duke ngritur propozime konkrete e qasje të re tê politikbërjes. Ju faliminderit shumë e respekte maksimale për secilin prej jush, e veqanërisht ekipës time në Prizren e anëkend Kosovës që për javë të tëra kanë punuar për këtë sukses.✌✌

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat