Murati: Ndryshimi i fytyrave në Kuvend, trend shumë pozitiv

Aktuale

Murati: Ndryshimi i fytyrave në Kuvend, trend shumë pozitiv

Nga: G.B Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:42
Kuvendi i Kosovës

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, Artan Murati nga shoqëria civile ka thënë se ndryshimi i fytyrave në Kuvend po duket trend shumë pozitiv.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Fcebook, ai ka thënë se gjysma e deputetëve të VV-së janë për herë të parë deputetë, nga LDK i kemi 12 nga 29, nga PDK, ku 15 nga 25 deputetë janë të rinj dhe nga AAK, 4 deputetë kanë marrë mandatin për herë të parë, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ndryshim i fytyrave ne Kuvend, e qe po duket trend shume pozitiv. 50% e deputeteve te VV-se (16 nga 32) do te jene deputet per here te pare. Ky numer mund te rritet me marrje te posteve ekzekutive te disa prej deputeteve qe jane larte ne liste.

Ne LDK, 12 nga 29 deputetet e zgjedhur do te ulen ne Kuvend si deputet per here te pare, e edhe te LDK ky numer mund te rritet nese realizohet koalicioni me VV.

Risi edhe te PDK, ku 15 nga 25 deputetet jane te rinj. Vlene te permendet qe te PDK disa figura qe konsiderohen si deputet te rinj vecse kane pasur role te larta ne ekzekutiv ne vitet paraprake.

AAK ka vetem 4 deputet qe marrin mandatin per here te pare, prej te cileve nje eshte nga PSD. Edhe Lista Srpska do ti kete 5 deputete te ri. Befasi te KDTP, mungon Mufera Sinik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat