82% e elektoratit të PDK-së e votuan Kadri Veselin

Aktuale

82% e elektoratit të PDK-së e votuan Kadri Veselin

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:15
Kadri Veseli

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Me këtë rast u bë e ditur se Partia Demokratike e Kosovës  mori 178.645 vota apo 21.16%.

Lideri i partisë, njëherësh prijësi i listës, Kadri Veseli arriti të mbledhë 146.763 vota nga qytetarët e Kosovës.

Por pavarësisht se shpesh herë Veseli u komentua si figurë e PDK-së që humbi vota, në fakt elektorati i PDK-së e votoi me 82% atë.

Veseli nuk mori vetëm 18% të përkrahjes nga elektorati i PDK-së.

“Popullariteti i liderëve/bartësve të listave në mesin e votuesve të subjekteve të tyre politike:3. Kadri Veseli është votuar nga 82% e votuesve të PDK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat