Shala: Koalicioni ynë ka mbi 5 %, do të dorëzojmë provat sot në PZAP

Aktuale

Shala: Koalicioni ynë ka mbi 5 %, do të dorëzojmë provat sot në PZAP

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:34
Endrit Shala

Sot do të dorëzojmë ankesat tona në PZAP dhe do t`i shfrytëzojmë të gjitha mënyrat.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Rezultatet tregojnë se Nisma Socialdemokrate përfundimisht nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

Në një konferencë për media pas shpalljes së rezultateve,  kandidati për deputet nga NISMA, Endrit Shala, ka thënë se sot do t’i dorëzojnë pakot me dokumentacione dhe provat e ankesave të tyre në PZAP.

Shala tha se KQZ i ka kontrabanduar votat e sjella nga Serbia dhe i futi në rezultatet e përgjithshme.

“Votat nga Serbia e sjella në Kosovë nga persona të paautorizuar, KQZ i kontrabandoi në QNR duke i futur në rezultatet e përgjithshme.

 Nisma dhe koalicioni ynë është mbi 5 % me votat e rregullta dhe sipas ligjit. Askush në një vend të lirë dhe demokratik nuk duhet që me veprime të paligjshme të ju marrë të drejtën e përfaqësimit të tyre në parlament 42 mijë qytetarëve.

Ne do t’i dorëzojmë sot pakot me dekomanticone me prova në institucinonet përkatëse”, ka thënë Shala.

Nisma në koalicion me AKR e PD, sipas KQZ-së, ka marrë 43 mijë e 72 vota, apo 4.984% të votave, që nuk janë të mjaftueshme për të kaluar pragun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat