Nisma paralajmëron ankesë: Kemi kaluar pragun, KQZ shpalli rezultate të fabrikuara

Aktuale

Nisma paralajmëron ankesë: Kemi kaluar pragun, KQZ shpalli rezultate të fabrikuara

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 14:39
Foto

Nisma Socialdemokrate ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të bëjë ankesë në institucionet përkatëse lidhur me zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, rezultatet përfundimtare të të cilave sipas KQZ-së e lënë këtë parti jashtë Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të Nisma Socialdemokrate Endrit Shala në një konferencë për media tha se KQZ shpalli rezultate të fabrikuara dhe të prodhuara nga ajo vetë, dhe nuk shpalli rezultatet e rregullta dhe vullnetin e qytetarit të Kosovës.

Ai tha se NISMA Socialdemokrate e ka kaluar pragun prej 5 për qind dhe se do të shfrytëzojë çdo mundësi ligjore për ankimim.

Me vete Shala kishte edhe tri pako të cilat sipas tij kanë dokumentacionin e nevojshëm, të cilin do ta dorëzojnë në institucionet përgjegjësi si dëshmi.

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura sot nga KQZ-ja, Nisma Socialdemokrate e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte në koalicion me AKR-në, ka mbetur jashtë pragut zgjedhor, duke arritur të marrë 4.984 për qind të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat