Aderimet e dështuara të AAK-së, vetëm një deputete nga të gjithë të aderuarit

Aktuale

Aderimet e dështuara të AAK-së, vetëm një deputete nga të gjithë të aderuarit

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 15:10
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte prezantuar disa aderime para zgjedhjeve të 6 tetorit. Por, duket se ardhjet e reja nuk kishin edhe aq vota me vete.

Nga të gjithë të aderuarit, vetëm Albena Reshitaj është bërë deputete. 6040 vota ka marrë kandidatja nga Suhareka e cila kishte braktisur AKR-në për tu bashkuar me partinë e Ramush Haradinajt.

Bajram Hasani që dikur ishte pjesë e Nismës dhe ministër në Qeveri, u bashkua me AAK-në pak muaj para zgjedhjeve. Hasani dështoi të bëhej deputet duke marrë 2301 vota.

200 vota më shumë se ai mori njeriu që kishte të kaluarën e njëjt në politikë, Shyqyri Bytyqi, por që dështoi të bëhej deputet.

Erolld Belegu u paraqit mjaft në krah të Haradinajt, por kjo nuk i ndihmoi aq. Belegu ka siguruar vetëm 1893 vota në zgjedhje.

Labi la AKR-në për AAK-në, por ky aderim nuk i bëri hajër. Tahiri ka siguruar 3867 vota, të pamjaftueshme për të qenë deputet.

Fiknete Bejta e braktisi LDK-në duke qenë asambleiste e kësaj partie. Kandidatja nga Prishtina nuk arriti të marrë më shumë se 1571 vota në zgjedhje.

Granit Shala erdhi si biznesmen nga Gjermania për tu bërë deputet në Kuvendin e Kosovës, por se ishte larg këtij qëllimi me vetëm 743 votat e tij.

Besa Luzha ishte zë i njohur në shoqërinë civile, por nuk i mjaftuan 1680 votat nga aderimi i saj në AAK për tu bërë deputete.

Fatmir Shurdhaj e la PDK-në, për tu bashkuar me AAK-në. Kandidati nga Malisheva siguroi 1953 vota, larg qëllimit për të qenë deputet.

Edhe Naim Bazaj e la PDK-në për AAK-në, por se mori 2352 vota që s’i dhanë mundësinë e përfaqësimit në kuvend.

Sali Lajçi ishte i aderuar nga PDK-ja, ndërsa në provën e parë për deputet te AAK-ja mori 3262 vota. Profesori universitar, Afrim Hoti ka marrë 4167 vota, pak muaj pas aderimit në AAK, shkruan Indeksonline.

Pranvera Ejupi-Hajzeraj u prezantua si aderim disa javë para zgjedhjeve, por përfaqësuesja e sportit në arenën ndërkombëtare mori vetëm 1013 vota në zgjedhje.

Resul Sinani e la Nismën për AAK-në, por që su bë rehat as te partia e dytë. Ish-gazetari ka marrë vetëm 926 vota.

Artisti, Jeton Zogiani ka dështuar në zgjedhjet e 6 tetorit. Kandidati nga Fushë Kosova ka marrë vetëm 980 vota.

Naser Pajaziti u llogarit si ardhje e bujshme në AAK, por që profa siguroi vetëm 922 vota në zgjedhjet e 6 tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat