Spiuni i BIA-s bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Spiuni i BIA-s bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 15:28
Branislav Nikolic

Media kishte raportuar se Nikolic kishte qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA). Pas raportimit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vendosur ta shkarkojë nga posti i këshilltarit, Branislav Nikolicin. Por i njëjti është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe.

Branislav Nikolic ka arritur të marrë 14 mijë e 467 vota në kuadër të Listës Serbe duke arritur të bëhet deputet në legjislaturën e re.

Sot KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare, ndërsa Lista Serbe ka arritur të marrë 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe ka arritur të marrë 57. 015 vota apo 6.75%

Nikolic kishte punuar si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi që nga viti 2016. Të njëjtin, para se të emëronte si këshilltar të tij, Thaçi e pati emëruar si anëtar të bordit në postë.

Image

Në njoftimin për shkarkimin e tij, zyra e Thaçit kishte thënë se nuk kanë pasur informacione paraprake lidhur me zyrtarin që ka këshilluar presidentin për tre vite rresht.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat