Veseli tregon se kur do të udhëtojë në Hagë

Aktuale

Veseli tregon se kur do të udhëtojë në Hagë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 16:09
Kadri Veseli

Ish-eprori i UCK-së Kadri Veseli më 4 dhjetor do të intervistohet në Hagë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën.

Ftesën e marrë nga e ashtuquajtura Gjykata Speciale, kreu i PDK-së e ka njoftuar përmes një konference për shtyp nga selia e partisë së tij.

Ai tha se do t’i përgjigjet ftesës për të dëshmuar pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës.

“Po, unë do t’i përgjigjem kësaj ftese me 4 dhjetor në Hagë”, tha në fund të konferencës ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat