Gashi, Ahmetit: Ju as nuk skuqeni, vetëm 1% e prishtinasve të duan! - Bota Sot
Gashi, Ahmetit: Ju as nuk skuqeni, vetëm 1% e prishtinasve të duan!

Aktuale

Gashi, Ahmetit: Ju as nuk skuqeni, vetëm 1% e prishtinasve të duan!

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 20:13
Shkëlzen Gashi

Ish-themeluesi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Shkëlzen Gashi ka bërë një kalkulim rreth përqindjes së votave të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kësisoj, sipas Gashit, Shpendi ka përkrahjen e vetëm 1% të prishtinasëve.

“Zyrtarisht Prishtina i ka rreth 180.000 mijë votues, e kryetari i Prishtinës, si kandidat për deputet, në Prishtinë i ka marrë rreth 1.800 vota. do të thotë atë e mbështesin vetëm 1% e qytetarëve të Prishtinës. si s’i vjen turp të qëndrojë edhe më tutje në pozitën e kryetarit të Prishtinës? këtij i mungon deri edhe kultura e skuqurit në fytyrë”, ka shkruar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat