Kush është ish-deputetja më e bukur që kësaj radhe nuk do të jetë në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Kush është ish-deputetja më e bukur që kësaj radhe nuk do të jetë në Kuvendin e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 20:23
Mirjeta Kalludra

Ishte cilësuar si deputetja më e bukur e Kuvendit të Kosovës, edhe pse nuk ishte shumë e zëshme në Kuvend, ajo me bukurinë e saj binte shpesh në sy të medieve.

Mirjeta Kalludra, ishte për dy mandate në Kuvendin e Kosovës.

Ajo u bë deputete me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për që kësaj radhe, nuk i mori votat e mjaftueshme që të hyjë në Parlament.

Image

Megjithatë, Kalludra ka falënderuar të gjithë votuesit e saj, duke thënë se pavarësisht rezultatit ajo do të jep kontributin e saj për LDK-në.

Me inicimin e Kalludrës, sa ishte deputete e Kosovës, janë realizuar disa projekte siç janë çerdhja në komunën e Klinës, e cila është duke u punuar, rruga për në ujëvarën e Mirushës e disa të tjera.

Postimi i plotë:

Image

Të nderuar qytetarë,

Sot Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Dhe sipas këtyre rezultateve nuk kam arritur të siguroj numër të mjaftueshëm të votave për tu zgjedhur deputete.

Pavarësisht kësaj, dua të falenderoj përzemërsisht secilin nga Ju për mbështetjen dhe besimin tuaj ne këto zgjedhje.

Falenderim të vecante për 206,458 votuesit që besuan në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ju premtoj së pavarësisht rezultatit që mora angazhimi dhe kontributi im për Ldk-në do të vazhdoj gjithmonë!

Image

Me respekt

Mirjeta Kalludra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat