Albin Kurti kritikohet ashpër pasi doli pa flamurin e Kosovës në mediumin serb: Mos i ngjaj Edi Ramës

Aktuale

Albin Kurti kritikohet ashpër pasi doli pa flamurin e Kosovës në mediumin serb: Mos i ngjaj Edi Ramës

Nga: H.O. Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 21:28
Albin Kurti

Profesor Enver Bytyçi në një postim të tij në Facebook ka komentuar intervistën e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhënë për një medium serb.

Bytyçi thotë se ajo që ra në sy ishte flamuri shqiptar kuq e zi në sfond, ndërsa ai i Kosovës, kurrkund.

Profesor Bytyçi në këtë rast ka një kërkesë për Kurtin.

Postimi i plotë:

Më ra në sy se kryeministri ne ardhje, Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për një TV të Serbisë me flamurin shqiptar kuq e zi në sfond. Nuk duket kurrkund flamuri i Kosovës.

Ju siguroj se Serba nuk ka asgjë problem me flamurin e Shqipërisë, madje tani me Edi Ramën e respektojnë dhe e valvisin edhe në Beograd. Problemin dhe inatin ata e kanë me flamurin e Kosovës. Atë flamur e luftojnë deri me armatosje nga Rusia. Dhe Albini duhet ta dijë këtë.

Por me habit fakti që ai bën të kundërtën, pikërisht atë që duan politikanët dhe diplomatët e Serbisë, me qëllim që të kenë një "agument" plus se shtetësia e Kosovës është e papranueshme edhe nga vetë kandidati për kryeministër!

Jo, i dashur Albin, me folklor patriotik dhe me veprime të tilla nuk e realizon ëndërrën e shqiptarëve, nuk e ndihëmon Kosovën, përkundrazi e ndihëmon Serbinë! Mos i ngjaj Edi Ramës se do ta fundosësh shtetësinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Albin, të lutem! Mos e përsërit më këtë gafë politike, në dukje patriotike, por me sfond realizimin e pëaneve djallëzore të Serbisë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat