Paçarizi: Specialja e çon të lënduar keq Kosovën në dialog

Aktuale

Paçarizi: Specialja e çon të lënduar keq Kosovën në dialog

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 22:52
Rrahman Paçarizi

Analisti Rrahman Paçarizi ka thënë se Gjykata Speciale erdhi si pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Paçarizi shtoi se me këtë Gjykatë Speciale, Kosovës po i shumëfishohet dëmi politik.

”Ishte ditë jo e pritur sepse askush nuk e dinte se në cilën ditë do të ftohej”.

”Por ka pasur informata që kanë qarkulluar gjatë gjithë kohës që pjesë e kësaj do të jenë të përfshirë të gjithë përfshirë edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe ishte e pamundshme të paragjykohej se do amnistohej Kadri Veseli”.

”Është krijuar një masë kritike e njerëzve në Kosovë. Krejt ky mosfunksionim i Gjykatave në Kosovë, kjo mungesë e vullnetit politik për zbardhjen e vrasjeve të pandriçuara e ka krijuar një masë e brendshme kritike që mbështesin ftesat e Dhomave të Specializuara”.

”Dëmi politik që po i shkaktohet Kosovës është shumëfish më i madh. Sado që themi që lufta e UÇK-së është e pastër, ne na kanë ndodhur disa procese ku u dënuan disa persona”.

”Ky është një dëm shumë i madh që i shkaktohet Kosovës. Po shuhet një klasë e tërë politike, që është e dëmshme për vendin”.

Ai në Analizën Zgjedhore tha se ftesat nga Specialja, do të kenë ndikim edhë në procesin e dialogut, pasi në të Kosova shfaqet si joserioze, njofton Klan Kosova.

”Kosova do të hyjë në proces të dialogut si një vend si një shtet në të cilin më së lehti me thënë, është një shtet ku nuk funksionojnë gjykatat, nuk funksionon sistemi i drejtësisë”.

”Si e tillë Kosova nuk do të trajtohet barabartë si partner në raport me Serbinë në dialog apo edhe në marrëveshjen përfundimtare – kjo i bie që Kosova të mos jet shtet serioz, sepse nuk ka marrë veprimet e duhura, për të zbardhë një pjesë të vrasjeve sidomos të atyre të pasluftës”.

”Kjo do të ndikojë edhe në dialog sepse do të jetë një Kosovë e lënduar keq, ashtu siç ishte e lënduar Serbia pas luftrave të viteve 90 dhe kur Kosova e shpalli Pavarësinë”.

”Sepse ishte një shtet i lënduar nga krimet e luftës dhe tani është ndërruar situatat sepse jemi ne shteti i lënduar prej krimeve të luftës. Janë njerëz konkret që kanë pësuar në këto situata”.

”Këto zgjedhje e kanë paralajmëruar këtë situatë që është tani. Diskursi është zhvilluar si i tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat