Berisha e quan kryemashtrues Kurtin: Ardhja e VV-së në pushtet, rrezik i madh për vendin - Bota Sot
Berisha e quan kryemashtrues Kurtin: Ardhja e VV-së në pushtet, rrezik i madh për vendin

Aktuale

Berisha e quan kryemashtrues Kurtin: Ardhja e VV-së në pushtet, rrezik i madh për vendin

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 23:47
Zafir Berisha

Zafir Berisha nga Nisma Social Demokrate e ka quajtur kryemashtrues Albin kurtin dhe rrezik të madh për vendin Vetëvendosjen.

Berisha sonte në DPD ka thënë se VV heshti karshi votave të Serbisë.

‘’Heshtja karshi kontrabandës së votave nga Serbia, del jashtë asaj që janë thirrë këta mashtrues dhe jashtë parimeve që i kanë mashtru qytetarët. Tash votat nuk po ju pengojnë të Serbisë. Këtë  e kam konceptu si një mashtrues që i ka mashtru qyytetarët e Kosovës. Nuk i ka parimet mbi të cilat e ka ngrit karrierën e vetë.

‘’Pse bënë aq shumë zhurmë për votat e mërgimtarëve. Po hiqen maskat dhe po del Albini dhe VV janë njerëz të pafytyrë, s’kanë parime dhe janë mashtrues ordinerë. Rrezik i madh që fati i Kosovës që bie në duart e sojit të tyre. Ai po shihet hala pa ardh në pushtet’’

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat