Zafir Berisha i pakënaqur që Nisma nuk kaloi pragun, thotë se Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë mashtrues

Aktuale

Zafir Berisha i pakënaqur që Nisma nuk kaloi pragun, thotë se Vetëvendosje dhe Albin Kurti janë mashtrues

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 23:49
Zafir Berisha

Anëtari i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë në emisionin DPT te Fidani se Lëvizja Vetëvendosje është parti e mashtruesve dhe lideri i tyre, Albin Kurti është “kryemashtrues”.

Këtë Berisha e thotë për shkak se ata nuk kanë bërë reagimin e duhur kundër votave të ardhura nga Serbia, prej të cilave koalicioni Nisma-AKR-PD nuk ka kaluar pragun zgjedhor dhe nuk do të futet në Kuvend.

“Vetëvendosje dhe kreu i saj janë mashtrues”, thotë Berisha.

“Kjo për shkak se nuk reaguan për votat e ardhura nga Serbia. Heshtja kundër kontrabandës së votave nga Serbia del jashta asaj të cilës janë thirrur këta deri më sot”

Këto komente, Zafir Berisha i thotë përkundër se vendimin për pranimin e ka bërë KQZ’ja si institucion kompetent e jo VV.

“KQZ ka marrë vendimin por heshtja kundrejt votave të paligjshme do me thënë se ato nuk po iu pengojnë. Ai është një mashtrues që ka mashtruar qytetarët dhe nuk është ai që paraqitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat