Zafir Berisha ende beson: Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit

Aktuale

Zafir Berisha ende beson: Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 00:36
Zafir Berisha

Anëtari i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë se Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

KQZ sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit në të cilat koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun. Por gjithsesi ende do të merren parasysh ankesat.

Berisha ende beson që Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit.

“”Më kujtohet një vendim për mua në vitin 2017. Mua nuk mu lejua që të kandidoj për kryetar të Prizrenit pasi isha deputet. Por Supremja ndërhyri dhe më lejoi këtë”, tregon ai.

“Unë besoj ende që ka mbetur pak drejtësi në këtë vend”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat