LDK mbledh kryesinë

Aktuale

LDK mbledh kryesinë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 07:11
LDK

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e saj.

Megjithëse nuk bëhet e ditur, me shumë mundësi pritet të diskutohet rreth marrëveshjes së mundshme për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

LDK dhe VV pritet që brenda dy-tri ditëve të ardhshme të formalizojnë marrëveshjen politike për qeverisjen e ardhshme.

Në takimin e fundit të grupeve punuese të këtyre dy partive, u tha se janë pajtuar po thuajse për gjitha çështjet programore, por pa diskutuar ende për ndarjen e posteve.

Gjithsesi, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat