Në këto komuna prijnë të parat partitë politike, LVV prin në 10 komuna

Aktuale

Në këto komuna prijnë të parat partitë politike, LVV prin në 10 komuna

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 09:09
Foto ilustruese

Gjatë ditës së djeshme, KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë rënditjen e subjekteve politike, sipas numrit të komunave në të cilat ato janë renditur të parat në këto zgjedhje.

Sipas rezultateteve LVV ka dalë e para në dhjetë komuna, LDK ka dalë e para në tetë komuna, Koalicioni AAK-PSD ka dalë subjekti i parë në pesë komuna, PDK ka dalë e para në tri komuna, Koalicioni NISMA-AKR-PD ka dalë e para në vetëm një komunë, LS ka dalë e para në dhjetë komunat me shumicë serbe, KDTP ka dalë e para në vetëm një komunë.

“- LVV ka dalë e para në dhjetë komuna (Gjilan, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë, Obiliq, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri dhe Hani i Elezit)

– LDK ka dalë e para në tetë komuna (Dragash, Istog, Fushë Kosovë, Lipjan, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Viti)

– Koalicioni AAK-PSD ka dalë subjekti i parë në pesë komuna (Deçan, Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik)

– PDK ka dalë e para në tri komuna (Drenas, Skenderaj dhe Shtime)

– Koalicioni NISMA-AKR-PD ka dalë e para në vetëm një komunë (Malishevë)

Në kuadër të komunave ku shumicë janë komunitetet pakicë:

– LS ka dalë e para në dhjetë komunat me shumicë serbe (Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut)

– KDTP ka dalë e para në vetëm një komunë (Mamushë)”, ka shkruar Cakolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat