Gjuriq thotë se sot do të vijë në Kosovë - Bota Sot
Gjuriq thotë se sot do të vijë në Kosovë

Aktuale

Gjuriq thotë se sot do të vijë në Kosovë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 10:38
Marko Gjuriq

Një ditë pasi që Lista Serbe u takua në Beograd me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar se do të qëndrojë sot në Kosovë.

Nga kjo zyrë kanë bërë të ditur se Gjuriq do të marrë pjesë sot në shënimin e një feste të qytetit e njohur si Shën Dimitrije ose “Mitrovdani”.

Njoftohet se ai do të marrë pjesë në lutjen që do të zhvillohet nëpër qytet dhe pastaj do të jetë pjesë e prerjes së tortës në sheshin “Sumadija”

MPJ-a e kontaktuar nga mediat vendore-i nuk ka konfirmuar nëse Gjuriq ka marrë leje nga institucionet e Kosovës për të hyrë në vend.

Gjuriq është takuar dje në Beograd me Listën Serbe, nga ku u tha se duhet të këmbëngulin për të qenë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e Listës Serbe është shpalosur edhe opsioni që ata t’i braktisin të gjitha institucionet e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat