Ali Ahmeti për Kadri Veselin: Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhënjesh

Aktuale

Ali Ahmeti për Kadri Veselin: Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhënjesh

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 11:04
Ali Ahmeti Kadri Veseli

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka quajtur padrejtësi ftesën e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale për kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Mirëpo, Ahmeti ka shprehur bindjen se ashtu siç kishin bërë në luftë, Veseli do të dalë triumfues edhe kësaj radhe.

Shkrimi i plotë i Ali Ahmetit:

I dashur vëlla Kadri, bashkëveprimtar, bashkëluftëtar, bashkëmendimtar, shoqërues dhe bashkëndërtues i rrugës sonë të përbashkët për liri, pavarësi, demokraci.

Na paska qenë e shkruar, jo nga Perëndia, por nga hasmi, ai i dituri dhe ai i strukuri, që çdo ditë të lume ta dëshmojmë pastërtinë dhe dinjitetin e luftës tonë çlirimtare nga zgjedha e kasapit të Ballkanit.

E nga Perëndia na qenka përcaktuar detyrimi që t’i bëjmë ballë shpifjeve, denigrimeve, nënçmimit, propagandës dhe lajmeve të rreme nga ai i dituri edhe ai i strukuri në mënyrë që ta mbrojmë dinjitetin e luftës, e çdo pike gjak të derdhur, e çdo plage, të secilit dëshmor, martir dhe invalid, të çdo istikame, të çdonjërës shkrepje, të secilit lot të derdhur nga sytë e nënave tona.

E di që edhe ti, si edhe unë, edhe një jetë po ta kishim, do ta bënim të njëjtën, pa ndryshuar pikë as presje, pa na u dridhur qerpiku, e as pa u menduar as edhe një herë të vetme.

Kjo është padrejtësi, por ti do të ngadhënjesh ndaj saj ashtu siç bashkë ngadhënjyem në luftën tonë të drejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat