Kurti takohet me këshilltarët e Presidentit Macron të Francës

Aktuale

Kurti takohet me këshilltarët e Presidentit Macron të Francës

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 11:35
Albin Kurti me këshilltarët e presidentit francez Emmanuel Macron

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi ka treguar se gjatë qëndrimit në Francë, është takuar me këshilltarët e Presidentit Frances, Emmanuel Macron.

Kurti, bëri të ditur se me këshilltarët politik të presidentit, është diskutuar çështja e Kosovës dhe për mundësinë e avansimit të saj në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Postimi plotë:

Mbrëmë në Élysée, takova tre këshilltarë të Presidentit Francez, z. Emmanuel Macron: Këshilltarin për Evropë dhe G20, z.Clément Beaune, Këshiltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, z.Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, z. Etienne de Gonneville.

Më uruan për fitoren në zgjedhje, i falenderova për përkrahjen dhe ndihmën e Francës për Republikën e Kosovës dhe biseduam për avansimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve tona. Shpjegova ndryshimin e madh politik në Kosovë me zgjedhjet e 6 tetorit, për synimet tona që këtë vullnet të qytetarëve ta bëjmë reformë të drejtësisë, zhvillim ekonomik e progres shoqëror. Diskutuam edhe për situatën politike në Ballkan, nevojën për raporte të mira fqinjësore midis shteteve dhe demokratizimin e tyre të brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat