Vjosa Osmani takohet me Ambasadoren e Kroacisë

Aktuale

Vjosa Osmani takohet me Ambasadoren e Kroacisë

Nga: G.B Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 12:08
Pamje nga takimi

Nënkryetarja Vjosa Osmani e shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa është takuar sot me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić, përcjell Bota sot.

Përmes një komunikate për media, nga LDK kanë thënë se Ambasadorja Barišić uroi Osmanin për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kroacisë ta mbështesë Kosovën në proceset e ardhshme.

Ndërsa, Osmani, duke uruar Ambasadoren Barišić për mandatin e ri në Kosovë, uroi për vazhdimin dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Kroaci. Njëkohësisht, dr. Osmani shprehu pritjet tona që Kroacia, e cila do të marr Presidencën e Këshillit të BE-së, do të përkrahë edhe më fuqishëm Kosovën në procesin tonë euro-integrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat