Zgjedhjet përcaktuan fituesin e qeverisë jo të presidentit

Aktuale

Zgjedhjet përcaktuan fituesin e qeverisë jo të presidentit

Nga: D. B. Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 16:12
Ilustrim

Se a do të jetë pozita e Presidentit problem i koalicionet qeverisës mes dyshes LDK-së dhe VV-së, analisti politik Xhevat Meha ka thënë për “Bota sot” se votimet ishin për përcaktimin e qeverise së ardhshme dhe jo te Presidentit të ardhshëm.

Sipas tij, çdo përpjekje që të kontrandohet zgjedhja e Presidentit të ardhshëm në bisedimet për krijimin e qeverisë është shkelje e vullnetit të qytetarëve.

“Shkelja e vullnetit të qytetarëve është rendi shtëpiak i shtetit të Kosovës. Sepse në shtetin e Kosovës rendi shtëpiak është që të respektohet vullneti i qytetarëve. Kurse sa i përket çështjes së Presidentit kjo është shpërfaqje e ‘qorrsokakut’ të modelit të ecjes përpara që LDK-ja e përcaktojë në Kuvendin e fundit zgjedhor”.

“Madje në këtë Kuvend LDK-ja u përcaktua për modelin e "babës" ku të tjerët i kryejnë punët e babai i merr meritat. Pra përfaqësues tjerë u përballën me votuesit dhe i sollën votat e tani "babai" do që të rehatojë veten. Sigurisht se e gjithë kjo nuk është interesi i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, por është përmbushje e programeve të strukturave të fshehta serbe për Kosovën e pas luftës së fundit”, ka thënë analisti politik Xhevat Meha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat