Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Labinot Tahiri, ka reaguar pas ftesës nga Gjykata Speciale për kryetarin e PDK-së Kadri Veselin.
Ai ka thënë se dikush po u gëzohet ftesave nga Specialja, por kjo sipas tij, është gabim i madh, përcjell Bota sot.
Sipas Tahirit, kjo Gjykatë nuk i fton udhëheqësit e UÇK-së për çështje korrupsioni, por “për ta dëmtuar imazhin e UÇK-së karshi Serbisë”.
Postimi i Tahirit në Facebook:
"Dikush i gëzohet ftesave por është gabim i madh!!
Gjykata Speciale, nuk i fton udhëheqësit e UÇK-së pêr qështje korrupsioni por thëret për të dëmtuar imazhin e UÇK-së karshi Serbisë.
Pra nuk keni përse gëzoheni!
Kadri Veseli, të pastë vendi e kombi për jet e mot!
Të gjitha ato ditët e mira të rinisë ia kushtove Lirisë së atdheut, të fëmijëve tuaj e të fëmijëve të mi dhe të shumë Shqiptarëve!
Luftëra, do të ketë gjithmonë e dim mirë sepse e shohim çdo ditë duke u armatosur Serbia!
Dhe kjo tregon se edhe në Kosovë do të ketë luftë, por sikurse Brezi i luftëtarëve të Adem Jasharit nuk do të ketë më!!
Pra mos u gëzoni për këto ftesa!
Nëse thiren protesta, aty do të jem sa herë që kërkohet për ushtarët e Lirisë, sepse ranë ata dhe sot nuk helmohet as nuk vritêt fëmiju im nga dora e SERBISË.
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë