Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan me akuza të rënda për Ramush Haradinajn, ka disa fjalë edhe për Shpend Maxhunin

Aktuale

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan me akuza të rënda për Ramush Haradinajn, ka disa fjalë edhe për Shpend Maxhunin

Nga: N.H Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 16:37
Ramush Haradinaj

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment rreth dorëheqjes së Shpend Maxhunit nga kreu i AKI-së.

Ai në shkrimin e tij ka kritikuar kryeministrin në largim, për dekoratën e ndarë për ish-shefin e AKI-së, me Medaljen e Skënderbeut.

Sipas ushtarakut Shqiptaro-Amerikan, me këtë rast, Haradinaj i ka ulur vlerën kësaj medalje, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

Ramush Haradinaj dhe dekorata e Skënderbeut

Ramush Haradinaj e dekoroi Agjentin e UDB-së me dekoratën e Skënderbeut. Me ketë vendim, Ramushi ja uli vleftën e kësaj dekorate te ZERO. Tash Kina do t’i prodhojë këto dekorata në masë, dhe Ramushi ka me pas mundësi me i ble nja disa qindra copa për dekorimin e 30 mijë (30000) veteranëve të rejshëm.

Ndoshta jam gabim, por në qoftë jam gabim, ju lutem më korrigjoni, se unë nuk jam i njëjti tip si kryeministri në largim - unë e pranoj gabimin kur gaboj, dhe këshillat e tjerëve.

Me sa e di unë - vetëm Presidenti i Republikës është i autorizuar me Kushtetutë me e dekoru ndokënd me Dekoratën e Skënderbeut. Ramushi (unë nuk e dijë se prej cilës planet ka ardhur këtu në tokë) nuk ka të drejt me ja ulë vlerën çmimit më të lartë që Kosova ja dhuron një personi... nuk ka të drejt më e shkel Kushtetutën. Kushtetuta është një gjë e shenjt dhe nuk duhet të keqpërdoret. Me duket se Hashim Thaçi e ka humbur kontrollin mbi Ramushin... ai duhet me ja ngreh veshin pak.

Kryeministri në largim, duhej që të këshillohet me këshilltarët e tij. Por, sa e njoh psikologjinë e kryeministrit – ai nuk këshillohet me askënd se ai është i gjithë dijshëm. E falënderoj zotin që ky njeri nuk do ta mbarojë mandatin se ishte duke e dërguar vendin 1000 vjet mbrapa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat