Parandaloi trafikimin e 3 viktimave, ky është komenti i Ambasadës Amerikane për Policinë

Aktuale

Parandaloi trafikimin e 3 viktimave, ky është komenti i Ambasadës Amerikane për Policinë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka lavdëruar Policinë për hetimin e bërë që rezultoi në parandalimin e trafikimit të tre viktimave të moshës 17-vjeçare.

Ambasada ka përgëzuar punën e policëve të Kosovës, të cilët janë shprehur të gatshëm që të mbrojnë viktimat e cenueshme nga krimi.

“Një hetim nga Policia e Kosovës në lidhje me Hetimet për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, rezultoi që tri viktima të moshës 17-vjeçare të marrin ndihmën e nevojshme, si dhe u bë një arrestim. Ne e përgëzojmë punën e policisë, të cilët janë shprehur të gatshëm që të mbrojnë këta viktima që janë të cenueshëm nga krimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat