Zeka e zbulon: Ky zyrtar i lartë i shtetit do të marrë ftesë nga Specialja

Aktuale

Zeka e zbulon: Ky zyrtar i lartë i shtetit do të marrë ftesë nga Specialja

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:45
Milaim Zeka

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka  ka thënë se ka informata që edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi do të ftohet në Hagë nga Gjykata Speciale.

“Unë kam disa informacione se nga Gjykata Speciale do të ftohet edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale Shpend Maxhunin, Aleksandër Lumezin , Driton Lajçin dhe Abelard Tahiri i ka ftuar ose do t’i ftojë për rrjedhje të informacioneve.

“Shefi i AKI-së, së bashku me Aleksandër Lumezin dhe Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri mund të akuzohen për rrjedhjen e informacioneve dhe kërcënimin dhe shantazhin që ju kanë bërë dëshmitarëve të Hagës”, ka thënë Zeka për T7.

Ai ka thënë se më “serioze e kanë punën këta persona në raport me Gjykatën Speciale se sa vet Kadri Veseli”

Ai tutje ka deklaruar se informatat për ftesat e Gjykatës Speciale i ka pasur të sakta dhe kjo u konfirmua me ftesën e ardhur për kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat