Doktor shkence u bë sot edhe një kandidat i NISMA-s që mori vetëm 184 vota

Aktuale

Doktor shkence u bë sot edhe një kandidat i NISMA-s që mori vetëm 184 vota

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 18:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në amfiteatrin e Bibliotekën Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u mbajt ceremonia e gradimit të 14 kandidatëve për doktorë të shkencave.

Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema, gjatë kësaj ceremonie, i uroi doktorantët e rinj, me ç’rast theksoi se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe universitetin.

Mirëpo, siç mëson media në këtë grup doktorësh të ri ishte edhe një kandidat që nuk kishte aq fat në zgjedhje. Mustafë Haziri nga Mitrovica, që ishte kandidat i koalicionit NISMA-AKR-PD, nuk arriti të bëhet deputet dhe mori vetëm 184.

Sidoqoftë, as vetë partia e Hazirit nuk kishte aq fat, pasi dështuan të marrin votat e nevojshme për të kaluar pragun zgjedhor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat