“Ja paska jep një rend Shpejtim Bulliqi, hajgare po bën” - Bota Sot
“Ja paska jep një rend Shpejtim Bulliqi, hajgare po bën”

Aktuale

“Ja paska jep një rend Shpejtim Bulliqi, hajgare po bën”

Nga: A.ZH Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 21:48
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komisionit Shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit me Malin e Zi Shpejtim Bulliqi, ka thënë se çështja e definimit të kufirit nuk ka përfunduar.

Bulliqi ka thënë se nuk mund të quhet demarkim i kufirit me Malin e Zi, pa u vendosur gurët në kufij dhe me pajtimin e të dyja palëve.

“Nuk mund të ketë vendosje të njëanshme të gurëve në kufij, kjo s’mund të ndodhë”, ka deklaruar Bulliqi.

Por, me këtë deklaratë të tij, ka ironizuar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Miftarja në një postim në Facebook, ka thënë se Bulliqi “po bën hajgare në vikend”, përcjell Bota sot.

“Ja paska jep një rend Bulliqi. Hajgare është ka bën. Sot e premte, ka fillu vikendi, kohë të lirë sa të duash! Do ishte mirë me bë edhe një analizë për vijat kufitare Indi-Pakistan, edhe këtë vikend me fjetë rahat”, ka shkruar Miftaraj në Facebook./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat