Për herë të katërt deputet, këto janë fjalët e Anton Qunit

Aktuale

Për herë të katërt deputet, këto janë fjalët e Anton Qunit

Nga: A.ZH Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 21:53
Anton Quni

Anton Quni, ka folur pas rizgjedhjes deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës për herë të katërt.

Quni ka falënderuar votuesit e tij, të cilëve u ka premtuar se do të angazhohet të punojë që Kosovën ta bëjnë vend ku jetohet me nder e dinjitet, përcjell Bota sot.

Postimi i Qunit në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Besimi permes votes se lire, per perfaqesim ne legjislativ, eshte obligim dhe pergjegjesi e madhe, por te jep edhe kenaqesine dhe ndjenjen e vleresimit qe veshtire se mund ta pershkruaj me fjale.

Eshte hera e katert qe me besoni dhe me votoni. Secila vote e juaja ka vlere te madhe per mua, sepse, ne secilen vote, une shoh nje grua, nje burre, nje vajze apo nje djale te ri qe ka besuar ne mua, per ta perfaqesuar ne Kuvendin e Republikes se Kosoves, institucion ky qe, jo rastesisht nga shume kombe, quhet 'Shtepia e Popullit' ( House of Nation).

Prandaj, nga thellesia e zemres me buron falenderimi e mirenjohja, deri ne perulje, para besimit tuaj, dhe njeherit, premtimi e zotimi se, do te punoj e angazhohem cdo dite te jetes time, per te kontribuar qe, Kosoven ta bejme vend ne te cilin, votuesit e mi dhe gjithe qytetaret e saj, do te jetojne me nder e dinjitet.

Zoti ju bekofte juve, familjet dhe me te dashurit tuaj.

Antoni

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat