Rashiq zbulon në cilin qytet grumbullohen votat e serbëve dhe mbushen fletëvotimet false

Aktuale

Rashiq zbulon në cilin qytet grumbullohen votat e serbëve dhe mbushen fletëvotimet false

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 22:28
Nenad Rashiq

Nenad Rashiq, ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, ka akuzuar Beogradin zyrtar për manipulimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

Rashiq ka thënë se në Serbi janë grumbulluar votat e serbëve, vetëm për Listën Serbe, të cilën qeveria e Serbisë e dirigjon.

Ai ka thënë se në një qendër në Nish janë mbushur fletëvotime, para se të dërgoheshin në Kosovë.

“Në Nish grumbullohen votat e serbëve, dhe bëhen fletëvotime false”, ka deklaruar Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat