IKD publikon raportin “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”

Aktuale

IKD publikon raportin “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 06:57
Ilustrim

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, sot do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Amnistia e ligjshme e milionave të kundërvajtjeve”.

IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit të rasteve të kundërvajtjeve që trajtohen nga institucionet publike dhe sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës.

Kundërvajtjet përbëjnë një nga shkeljet më të shpeshta që ndodhin në përditshmërinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

 Kësisoj, edhe trajtimi i tyre nga institucionet gjegjëse duhet të bëhet me efikasitet, në mënyrë që të evitohen mundësitë që këto lëndë të parashkruhen, duke marrë për bazë afatet e shkurta të parashkrimit të këtyre rasteve.

Fatkeqësisht sipas IKD-se, praktika tregon se këto raste nuk trajtohen dhe zgjidhen me kohë, e rrjedhimisht vjen deri tek parashkrimi i tyre.

E nga kjo rrjedhin pasoja të tjera, si mos mundësia e shtetit që t’i sjell para përgjegjësisë personat që bien ndesh me ligjin dhe dëmi në buxhetin e shtetit si rezultat i mos arkëtimit të mjeteve nga kryesit e kundërvajtjeve.

 Si rezultat i mos efikasitetit të gjykatave në tërë territorin e Kosovës, vetëm në tre vitet e fundit, janë parashkruar mbi 170,000 lëndë kundërvajtëse apo miliona euro.  

Ky raport fokusohet në trajtimin e rasteve të kundërvajtjeve nga gjatë periudhës kohore tri vjecare (2016 – 2018)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat