Krakit i del parashikimi i para katër vjetëve, bëhet fjalë për Kosovën

Aktuale

Krakit i del parashikimi i para katër vjetëve, bëhet fjalë për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 11:03
Flamuri i Kosovës

Analisti politik dhe profesori Nezir Kraki, katër vjet më parë, përmes një postimi në Facebook, ka parashikuar për uljen e numrit të vendeve që e kanë njohur Kosovën, shkruan gazeta “Bota sot”.

E kjo tashmë u konfirmua pasi disa vende të cilat kohë më parë e kanë njohur Kosovën e kanë tërhequr njohjen e tyre.

Krejt kjo u bë pas fushatës së shteti fashist serb e cila po vazhdon edhe sot.

Në anën tjetër, institucionet e Kosovës, nuk janë që kanë punuar shumë në këtë drejtim, pasi ishin shumë të zënë me punët tjera.

E normalisht që, këto punë ishin për përfitime të tyre individuale, klanore apo partiake, por që Kosova dështoi në rrugën e saj drejt njohjeve të reja.

Madje Kosova dështoi edhe në shumë synime të saj, nuk u antarësua në Interpol e as në Unesco, se për BE mos të flasim, jemi më dekada lartë saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat