Ky është kandidati i parë në listën e LDK-së në pritje për t’u bërë deputet

Aktuale

Ky është kandidati i parë në listën e LDK-së në pritje për t’u bërë deputet

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 17:54
LDK

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit të mbajtura në vend ishin gjithsej 1.961.213 votues të regjistruar.

Pjesëmarrja e përgjithshme në votim ishte 44.72%. Në bazë të të gjithë atyre që dolën për të votuar, Lëvizja Vetëvendosje arriti të mbledh më së shumti vota.

Por si parti e dytë në këto zgjedhje doli Lidhja Demokratike e Kosovës me 206.458 vota, apo 24.46%.

Kësisoj LDK do të ketë 29 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.

E në listën e LDK-së është në pritje Fidan Rekaliu për t’u bërë deputet në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Besa Gaxheri e cila ka hyrë së fundmi deputete,  tani është në pritje kandidati për deputet nga Podujeva, Fidan Rekaliu.

Rekaliu, i cili ka qenë deputet edhe në legjislaturën e kaluar në zgjedhet e 6 tetorit ka fituar 7 745 vota.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat