Murati: Shqipëtarët i gëzohen bashkimit të gjermanëve por jo bashkimit ndërmjet vete!

Aktuale

Murati: Shqipëtarët i gëzohen bashkimit të gjermanëve por jo bashkimit ndërmjet vete!

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të rrëzimit të murit të Berlinit ka thënë se shqiptarët i gëzohen bashkimit të gjermanëve, po një pjesë e tyre shpenzojnë energji kundër bashkimit të shqiptarëve.

Murati ka thënë se habitet se sa energji kundër bashkimit të shqiptarëve ka ndër shqiptarët.

“Në tetor e nëntor gjermanët festojnë bashkimin e tyre. Më 9 nëntor 1989 u rrëzua Muri i Berlinit, e më 3 tetor 1990 ndodhi bashkimi i Gjermanive. Gjithandej shqiptarët gëzohen e urojnë për këtë bashkim. Dhe mirë bëjnë, sepse e dinë mirë se çfarë do të thotë ndarja për fatet e një kombi dhe zhvillimin e tij normal. Por në anën tjetër vazhdoj të habitem, si për shumë e shumë gjëra të tjera këto kohët e fundit, se sa energji kundër bashkimit të shqiptarëve ka ndër shqiptarët. Energjia e shpenzuar këto kohët e fundit kundër bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën, dhe të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në një shtet, po të ishte shpenzuar për realizimin e tyre, këto projekte do t’i kishim shumë afër realizimit”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat