Ftohet nga Specialja, por ja çfarë thoshte ky i ftuar për ish-komandantin UÇK-së: Ja cili ish-deputet dezertoi nga lufta

Aktuale

Ftohet nga Specialja, por ja çfarë thoshte ky i ftuar për ish-komandantin UÇK-së: Ja cili ish-deputet dezertoi nga lufta

Nga: N.H Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 21:58
Halil Çadraku dhe Kadri Veseli

Halil Çadraku ish-ushtar i UÇK-së, në vitin 2015 kishte akuzuar ish-deputetin e Nismës, Zafir Berisha se ka dezertuar nga lufta e UÇK-së qysh në vitin 1998.

Çadraku, që është nga Prizreni, madje kishte akuzuar Berishën se kishte ikur duke i lënë nëpër istikame ushtarët tij.

Ndërsa, ish-deputeti i Zafir Berisha, i ishte kundërpërgjigjur Çadrakut, duke i thënë se për 15 vjet kishte kërkuar haraç në Prizren.

Lajmin për ftesën e Speciales e konfirmoi gruja e këtij ish-luftëtari se burri i saj është ftuar në Hagë.

Peka Gashi, tregoi se Çadraku do të intervistohet në Hagë më 11 dhjetor.

Gashi gjithashtu tha se ashtu si doli Çadraku faqebardhë nga gjykimet e UNMIK-ut dhe EULEX-it, njëjtë do të dalë edhe në gjykimin e Gjykatës Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat