Ambasadori gjerman në Serbi: Qeverisë së re të Kosovës do t’ia kërkojmë këto gjëra

Aktuale

Ambasadori gjerman në Serbi: Qeverisë së re të Kosovës do t’ia kërkojmë këto gjëra

Nga: F. B. Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 09:07
Thomas Schieb

Ambasadori gjerman në Serbi Thomas Schieb, ka thënë se synimi i dialogut është arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese ndërmjet Kosovës e Serbisë, ndërsa qëllimi i saj duhet të jetë normalizimi “pa specifikim çka mund të përfshijë ajo”, shkruan Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

"Njohja e ndërsjellë qartë do të ishte zgjidhje, por pasi e dimë sa është çështje e rëndë për Serbinë pavarësia e Kosovës, qëllimi është normalizimi i raporteve pa specifikuar, çfarë mund të përfshijë marrëveshja ", ka thënë Schieb për mediat serbe, duke shtuar se kjo marrëveshje do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit.

Duke folur për kryesimin e BE-së nga Gjermania në gjysmën e dytë të vitit 20202, Schieb ka thënë se politika e zgjerimit të BE-së do të jetë ndër prioritetet.

Ai e ka cilësuar si shumë “zhgënjyese” veprimin kur “Këshilli Evropian nuk mori vendimin për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por ai konsideron se është vënë në pikëpyetje perspektiva evropiane.

Thomas Schieb shpreson se vendimi pozitiv do të vijë para Samitit të BE-se dhe Ballkanit që do të mbahet në muajin maj në Zagreb dhe se Gjermania po punon me partnerët në Paris që kanë kundërshtuar zgjerimin para reforma të BE-së.

"Pajtohem me ata se procesi i bashkëngjitjes duhet të përmirësohet, por nuk duhet të pamundësohet hapja e bisedimeve të bashkëngjitjes me ketë dy vende", tha ai.

Në pyetjen rreth deklaratës së të dërguarit amerikan Palmer në Prishtinë se “Serbia duhet të njoh Kosovën”, ambasadori gjerman u përgjigj në mënyrë diplomatike, duke thënë se është mirë që Palmer ishte në Beograd, edhe në Prishtinë dhe është e domosdoshme të vazhdohet dialogu.

"Duhet të presim formimin e qeverisë së re në Prishtinë. Tarifa e Kosovës në mallrat nga Serbia edhe BiH duhet të hiqet dhe kjo është ajo që vazhdimisht përsëritet nga ShBA dhe BE”, tha Schieb.

Ai ka thënë se BE dhe SHBA tashmë kanë kërkuar heqjen e tarifës dhe vazhdimin e dialogut.

"Qeverisë së re të Kosovës do t’i bëhet e ditur se bashkësia ndërkombëtare pret këto gjëra", tha ai duke shtuar se me rëndësi po ashtu është “ndalimi i fushatës së tërheqjes së njohjeve të Kosovës” nga Serbia.

“Përparimi i Serbisë drejtë BE-së varet nga kapitujt 23 dhe 24 dhe nga sundimi i ligjit”, tha ambasadori duke shtuar se “edhe më tutje ka shumë mungesa dhe duhet bërë shumë”, duke përmendur lirinë e shtypit dhe problemet e gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat