Rama i reagon Thaçit e Mustafës: S’mund të jem edhe mini jugosllav, edhe shqiptaro-madh

Aktuale

Rama i reagon Thaçit e Mustafës: S’mund të jem edhe mini jugosllav, edhe shqiptaro-madh

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 11:24
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër

(E plotësuar) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në kuadër të të ashtuquajturit Mini-Schengeni Ballkanik, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Ohrit.

Rama tha se Kosova s’ka arsye të vetë-përjashtohet nga kjo iniciativë.

“Nuk është ideja ta ndajmë Ballkanin Perëndimor, por të përfshijmë të gjitha vendet në këtë nismë. E gjitha kjo gjë ka në thelb lëvizjen e lirë të vendeve në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh ai.

Më tej shtoi se palët u pajtuan që me 21 dhjetor të zhvillohet mbledhjen e radhës në Durrës.

“Herës tjetër i pranishëm edhe pasuesi i Mogherinit, si vazhdimësi e një rruge të nisur. Në Durrës mirëpresim edhe Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën. Nuk ka arsye që Kosova papritur të vetë-përjashtohet. Besoj se heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është mini-shengeni. E konsideroj me rëndësi të veçantë këtë nismë mes vendeve”, u shpreh Rama.

“Besoj se paqja është e ndërlikuar, por është proces që ia vlen. E kam predikuar bashkëpunimin rajonal që ditën e parë që jam bërë kryeministër. Sa më mirë të jetojnë njerëzit, aq më shumë gjasa ka të zgjidhen problemet e së shkuarës. Kosova është e mirëpritur në mbledhjen e radhës”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.

Ai ka folur edhe për mos pjesëmarrjen e presidentit Hashim Thaçi, në Samitin e Ohrit.

Rama ia ka numëruar  Thaçit të gjitha samitet e Ballkanit Perëndimor ku ka marrë pjesë bashkë me liderë tjerë të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe ata serbë.

“Me sa më kujtohet as atëherë Serbia nuk e ka njohur Kosovën”, ka thumbuar Rama Thaçin duke akuzuar se pala kosovare përjashtoi veten nga kjo nismë rajonale duke e kthyer situatën në kohet kur Serbia dhe Bosnja nuk pranonin të uleshin me përfaqësues nga Kosova në forume rajonale.

Rama ka komentuar edhe deklarimin e fundit të kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasi tha se Mini-Schengeni Ballkanik – çon në një Jugosllavi të re.

“Unë nuk kam jetuar asnjëherë ne Jugosllavi” ka thënë ai duke thënë se Mustafa nuk po mundet ta heq vete nga mendja Jugosllavine.

Po ashtu edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka reaguar ashpër kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka thënë se ky takim është një sukses për Vuçiq, i cili me ndihmën e Ramës po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe.

Rama zbulon datën e takimit të radhës me Zaevin dhe Vuçiqin

21 dhjetori 2019 do të shënojë takimin e tretë mes Edi Ramës, homologut të tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, Rama deklaroi se takimi në fjalë do të mbahet në Durrës.

“Herës tjetër i pranishëm edhe pasuesi i Mogherinit, si vazhdimësi e një rruge të nisur. Në Durrës mirëpresim edhe Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën”, u shpreh ai.

Më tej, Rama shtoi:

“Nuk ka asgjë të re në këtë nismë përveç asaj që jemi dakordësuar. Kjo është nismë zbatuese për atë që kemi rënë dakord mes 6 vendeve. Nisma nuk është detyruese për askënd, por marrëveshje për të vrapuar bashkë. Nisma, të bëjmë realitet gjërat që kemi rënë dakord.”

Edi Rama: Termi “mini-shengen” nuk më konvenon, jam 1.98 i gjatë

Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, të mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, kryeministri Edi Rama u ndal ndër të tjera te termi “mini-shengen”.

“Mini-shengenin nuk e di kush e gjeti, mua nuk më konvenon. Duke qenë 198 centimetra, nuk jam ndjerë kurrë pjesë e një mini.”

Më tej, kryeministri shtoi:

“Kush flet për Jugosllavi mbase ka jetuar shumë gjatë aty, sepse unë nuk kam jetuar dhe nuk kam asnjë kujtim. Kush flet për një Shqipëri të Madhe duhet të heshtë. Nuk ka mundësi që unë të jem edhe mini jugosllav edhe shqiptaro-madh, jam një qytetar evropian”.

Zaev e konfirmon: Qytetarët e rajonit do lëvizin me kartë ID

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Kryeministri maqedonas tha se nisma krijon një Ballkan ndryshe dhe ftoi dhe vendet e tjera ti bashkohen asaj  

Zoran Zaev: Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hapën një nismë ku ftojnë 6 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të bëjnë më shumë nga ajo që jemi duke bërë përmes procesit të Berlinit dhe agjendës Europiane ekonimke. Tëe gjithë duhet pajtuar se Ballkani po ndryshon në një vend më të mirë dhe fgaktor më të rëndësishme në Europë. 

Nisma parashikon në të gjithë ditët e javës mundësinë  e lëvizjes së qytetarëve me kartë ID. Qarkullimi i shpejtë i kaminonëve. Mundëson kushte për planveprimi me qëllim njohjen e ndërsjelltë të dokumenteve nga agjencitë e ushqimit të veterinarisë, me qëllim  që të jepet mobilitet të kapitalit dhe shërbimeve që paraqesin 4 liritë europiane.

Sjell të mira për të gjithë Ballkanin dhe na faktorizon më shumë në Europë" 

***

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova nuk është dashur të vet-përjashtohet nga Samiti i Ohrit.

Ai kështu ka thënë gjatë një konference për media, pas mbajtjes së këtij samiti, duke theksuar se nuk e ndryshuar qëndrimin se Serbia duhet ta njohë Pavarësinë e Kosovës.

“Bashkëpunimi rajonal me vendet e rajonit – përfshirë Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, të cilat nuk e njohin Kosovën nuk do të thotë se Shqipëria ka ndryshuar qëndrim ndaj Serbisë dhe as unë nuk e kam ndryshuar qëndrimin se Serbia duhet të njohë Kosovën”.

“Moszgjidhja e kësaj çështje nuk është arsye që Kosova të vet-përjashtohet dhe nuk është arsyeja që Kosova dhe Shqipëria të mos mbrojnë interesat shtetërore që kalojnë përmes bashkëpunimit dhe jo përmes vet-përjashtimit dhe izolimit”.

“Heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është një mini-Schengen sepse kjo mua nuk më konvenon. Ne mund ta quajmë Western-Ballkan Schengen që do të thotë se të gjithë qytetarët e këtij rajoni kanë të drejtë të lëvizin lirshëm dhe pa pasur pengesat absurde që kanë sot dhe që kthehen në kosto”.

Vuçiq: Mini-shengeni shumë i rëndësishëm për Serbinë, nga marrëveshja do kursehen 260 milionë dollarë

Fill pas deklaratës së kryeministrit maqedonas Zaev, në konferencën e mbajtur pas takimit të Samitit të Ohrit, fjalën e mori presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, i cili deklaroi se marrëveshja e “mini-shengenit ballkanik” është shumë e rëndësishme për Serbinë, por edhe për vendet e tjera që janë pjesë e saj.

“Mini-Shengeni ballkanik është një nismë shumë e mirë për vendin tonë. Është e rëndësishme se si u morëm vesh në një kohë të shkurtër për të arritur një marrëveshje që është në të mirë të qytetarëve tanë”, deklaroi ai.

Më tej shtoi se nga kjo marrëveshje të tre vendet do të kursejnë rreth 260 milionë dollarë.

Njësoj si Zaev, Vucic lajmëroi se qytetarët e rajonit do të mund të udhëtojnë nga një shtet në tjetrin vetëm me letërnjoftim.

Zaev me Ramën dhe Vuçiqin: Po krijojmë Ballkanin modern të shekullit 21

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, ka thënë se është duke u punuar për krijimin e Ballkanit modern të shekullit të 21.

Ai kështu ka thënë gjatë konferencës për shtyp, pas takimit të zhvilluar me Kryeministrin shqiptar, Edi Ramën dhe atë serb, Aleksandër Vuçiq.

“Po krijojmë një Ballkan të ri Modern të shekullit 21 ku qytetarët e gjithë rajonin kërkojnë që ta avancojnë bashkëpunimin dhe të shfrytëzojnë potencialet e bashkëpunimit të mundshëm”.

“Hapëm një nismë plan veprimi që krijon një Ballkan më të ndryshëm se ai që e njohim. Serbia,Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i ftojnë edhe vendet e tjera të Ballkanit që të bëjnë më shumë. Në rrethana të këtilla duhet pranuar se Ballkani po ndryshon në një vend më të mirë për jetesën”.

Image

***

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar fotografi nga sesioni i parë i mbledhjes së Ohrit.

Ai ka shkruar se mbledhja po mbahet për përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve për katër liritë e Bashkimit Evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor, siç është liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev së bashku me presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministres së Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq do të prezantojnë deklaratën me një listë të përparësive dhe masave për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal.

Image

Pas takimit do të vijojë sesion plenar i liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve, midis të cilave, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Këshilli Rajonal për bashkëpunim, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe Banka Investuese Evropiane. Pas mbledhjeve të punës është paralajmëruar edhe konferencë shtypi e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat