Ramadani: Kjo që ndodhi në Ohër nuk është samit Ballkanik, është kurth i Serbisë pro-ruse

Aktuale

Ramadani: Kjo që ndodhi në Ohër nuk është samit Ballkanik, është kurth i Serbisë pro-ruse

Nga: A.SH Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 19:05
Takimi i liderëve Ballkanik në Ohër

Burim Ramadani ka reaguar në lidhje me mbajtjen e takimit të liderëve në samitin Ballkanik në Ohër, duke thënë se ky nuk është samit Ballkanik, por kurth i Serbisë pro-ruse.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky kurth i Serbisë pro-ruse, synon nxitjen e një alternative apo zëvendëdimi të integrimeve euro-atlantike.

Postimi në Facebook:

Kurthi i Serbisë pro-ruse

Kjo që ndodhi në Ohër nuk është samit Ballkanik. Nuk duhet të jetë dhe as nuk do të jetë i tillë.
Është një kurth i Serbisë pro-ruse, që synon nxitjen e një alternative apo zëvendëdimi të integrimeve euro-atlantike.
Pse kështu?

1. Serbia është në intensitetin më të lartë të armatosjes nga Rusia dhe qartë këtë e bën kundër pikërisht shteteve të rajonit;

2. Shtetet në Ballkan duhet ta pyesin edhe veten edhe Serbinë se çka po i duhet kjo armatosje e rëndë ruse?!
Ndoshta e kanë pyetur në Ohër edhe rreth Qendrës Ruse të Spiunazhit në Nish, edhebrreth S400shit, edhe rreth dronëve kinezë...

3. Serbia nuk dëshiron të anëtarësohet në NATO dhe, rrjedhimisht përmes armatosjes ruse nuk është e ndërveprueshme me shtetet e Ballkanit;

4. Serbia zhvillon iniciativa të sponsorizuara nga Rusia, sepse këto e zëvendësojnë thelbin e BEsë në Ballkan;

5. Rusia po e sponorizon idenë e Unionit Ballkanik, ku thelbi i tij do të ishte Serbia. Këtu, domosdoshmërisht Rusia është fituesja.

6. Fakti që Kosova as nuk ishte dhe as nuk është pjesë e këtyre iniciativave është argument i mjaftueshëm që Shqipëria të tërhiqet.

Kjo nuk është lojë e rëndë. Është shqetësim rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat