Ende nuk është caktuar seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve për sulm në Kuvend

Aktuale

Ende nuk është caktuar seanca gjyqësore ndaj të dyshuarve për sulm në Kuvend

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 21:01
Foto

Ky sulm mbi Kuvendin ishte cilësuar si akt terrorist. E për këtë arsye edhe rastin e kishte marr Prokuroria Speciale e Kosovës për hetim.

Pas zhvillimit të procedurave hetimore, organi i akuzës ngriti aktakuzë kundër pesë personave.

Që të gjithë në atë kohë ishin aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje pas zhvillimit të disa seancave gjyqësore, Frashër Krasniqi, Athe Arifi, Egzon Haliti e Adea Batusha u dënuan me 21 vjet burgim.

Pas ankesës së palëve Gjykata Apelit kishte kthyer rastin në rigjykim.

Por, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se një vit nga ky vendim i apelit, ende asnjë seancë për këtë rast nuk është caktuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ndërkohë, të akuzuarit presin që gjykimi ndaj tyre të nisë sa më parë.

Avokati mbrojtës i Frashër Krasniqit që dikur i përkiste Vetëvendosjes thotë se ky rast është krejtësisht politik.

Madje sipas Tomë Gashit edhe vonesa e seancës gjyqësore është pikërisht për shkaqe politike.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë deklaruar se ende nuk kanë caktuar seancë për këtë rast.

Gjykata kishte  vendosur që ish deputeti Frashër Krasniqi të dënohet me tetë vjet burgim, Atdhe Arifi me gjashtë vjet, Egzon Haliti me pesë vjet e gjashtë muaj, ndërsa Adea Batusha është dënuar me dy vjet burgim.

Astrit Dehari që i përkiste këtij grupi të të akuzuarve me 5 nëntor të 2016 vdiq në rrethana të ende të mistershme në qendrën e paraburgimit në Prizren.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat