Avokati shqiptar tregon qëndrimin e Amerikës për Shengenin Ballkanik të Ramës dhe Vuçiqit

Aktuale

Avokati shqiptar tregon qëndrimin e Amerikës për Shengenin Ballkanik të Ramës dhe Vuçiqit

Nga: A.Zh Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 10:35
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev

Avokati shqiptar Spartak Ngjela, ka komentuar për Shengenin Ballkanik, ndërmjet Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Shengeni Ballkanik i kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentit serbe Aleksdandar Vuçiq, është ngritur kundër botës shqiptare.

Sipas avokatit, Kosova nuk ka pasur se si ta pranojë këtë ndërmarrje, derisa ka theksuar se edhe amerikanët janë kundër këtij Shengeni, përcjell Bota sot.

“Kosova nuk e pranoi dje këtë ndërmarrje, dhe nuk kishte sesi. Domethënë, ky është qëndrimi amerikan? Po. Shenjat janë që ky është edhe qëndrimi amerikan – mospranimi”, ka shkruar Ngjela në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se nëse amerikanët do ta godasin këtë ndërmarrje, shqiptarët do ta largojnë nga pushteti kryeministrin Edi Rama.

Postimi i plotë i Ngjelës:

A do ta lejojë politika amerikane shengenin ballkanik të Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiçit, ngritur kundër botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor?
Të shohim.

Kosova nuk e pranoi dje këtë ndërmarrje, dhe nuk kishte sesi. Domethënë, ky është qëndrimi amerikan? Po. Shenjat janë që ky është edhe qëndrimi amerikan - mospranimi.

Forcat proserbe në Tiranë e konsideruan "izolim të Kosovës" shengenin e Ramës. Që ta shtynin edhe Kosovën te Serbia. Naivitet politik. Këta, ca ekscentrikë në Tiranë, do të mundin politikën amerikane në Shqipëri dhe në Kosovë?!!

Të gjithë bashkë janë trembur nga rreforma antikorrupsion, dhe kanë shkuar në Beograd: këto janë shenjat.

Nëse amerikanët do ta godasin këtë ndërmarrje antishqiptare të Ramës, shqiptarët patjetër që do ta flakin Edi Ramën, sepse, pas kësaj, ata duhet ta hedhin atë poshtë, mu si një copë rreckë.

Ta shohim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat