Acarohet Kraki, e quan Ramën idiot dhe ia zbulon kur i thurte lavde Goran Bregoviqit, ja dy serbët tjerë që Rama i ka idol

Aktuale

Acarohet Kraki, e quan Ramën idiot dhe ia zbulon kur i thurte lavde Goran Bregoviqit, ja dy serbët tjerë që Rama i ka idol

Nga: N.Sh Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 12:05
Edri Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Analisti politik dhe profesori Nezir Kraki ka kritikuar ashpër kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

Kraki përmes një postimi në Facebook, thotë se Edi Rama përherë të parë ka takuar serb në vitin 2006, kur i thurte lavde Goran Bregoviqit në Tiranë.

Kraki thotë se Rama për të ia dëshmuar Vuçiqit na ofendon dhe kritikon.

“Nuk është prapambetje të kërkohet kthimi i kufomave shqiptare nga varrezat masive në Serbi. As rikujtimi i mijëra dhunimeve dhe plagëve që për Kosovën janë ende të hapura. As rikujtimi i 1 milion refugjatëve që shefi i shokut tënd i ndiqte me ushtri për ta serbizuar Kosovën. Prapambetje është politika që e izoloi Shqipërinë karshi Evropës dhe i defaktorizoi shqiptarët në Ballkan”, shkruan Kraki tranemton gazeta “Bota sot”.

Ai tutje thotë se, kurrë nuk ka pritur më shumë nga Rama të cilin e quan edhe idiot.

“Kurrë s’kam pritë shumë nga ky idiot i dobishëm i panserbizmit që Emir Kosturicen e ka idol për film e Goran Bregoviqin për muzikë”, shkruan tutje Kraki.

Postimi i plotë:

Merreni me mend...

Edi Rama i cili për herë të parë ka takuar serb në vitin 2006 kur i thurte lavde Goran Bregoviqit në Tiranë...

Del dhe na tregon neve që jemi vrarë, masakruar, dhunuar e djegur nga Serbia që nga viti 1912 se politika e Beogradit papritmas është bërë e mirë për ne dhe se kryeqendra jonë e përbashkët prapë është Beogradi.

Dhe si bonus, për t’ia dëshmuar Vuçiqit se e ka seriozisht, na ofendon e kritikon si te prapambetur të dhënë pas historisë dhe kombit. E vet Serbia çdo pretendim në raport me Kosovën e ka « historik », përfshirë mosnjohjen e saj.

Nuk është prapambetje të kërkohet kthimi i kufomave shqiptare nga varrezat masive në Serbi.

As rikujtimi i mijera dhunimeve dhe plagëve që për Kosovën janë ende të hapura.

As rikujtimi i 1 milion refugjatëve që shefi i shokut tënd i ndiqte me ushtri për ta serbizuar Kosovën.

Prapambetje është politika që e izoloi Shqipërinę karshi Evropës dhe i defaktorizoi shqiptarët në Ballkan.

Kurrë s’kam pritë shumë nga ky idiot i dobishëm i panserbizmit që Emir Kosturicen e ka idol për film e Goran Bregoviqin për muzikë.

Por nuk merzitem shumë sepse edhe ky edhe këshilltarët e tij jugonostalgjikë nga Prishtina po i jetojnë momentet e fundit të fiksionit të tyre politik.

Pres që Gent Recitues Cakaj të kthehet prapë në T7 dhe të na tregojë dobitë shqiptare të këtij suksesi serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat