Frashër Krasniqi e sulmon Albin Kurtin për Gjykatën Speciale

Aktuale

Frashër Krasniqi e sulmon Albin Kurtin për Gjykatën Speciale

Nga: D.RR Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 12:18
Frashër Krasniqi dhe Albin Kurti

Ish deputeti i Vetëvendosjes, që u largua për të dal në PSD, ndërsa dështoi në zgjedhjet e 6 tetorit, Frashër Krasniqi, ka dhënë kritika për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Ai ia ka përkujtuar Vetëvendosjes se ata kishin thënë që kur kjo parti të vjen në pushtet, do t’i mbrojë nga Gjykata Speciale.

Mirëpo Krasniqi thotë se Kurti dhe VV-ja nuk po e bën atë që kishte premtuar.

Postimi i plotë:

"Kur Vetëvendosje vjen në pushtet, ne do t'ju mbrojmë nga Gjykata Speciale."

Kështu i drejtohej Albin Kurti dikur Hashim Thaçit. Kurse sot kur Gjykata Speciale po i fton një nga një ish-komandantët e UÇK-së, as deklaratë mbrojtëse nuk po lëshon. Se lëre më të bëjë diçka siç kishte premtuar.

Dhe nuk po flasim këtu vetëm për komandantët e partive tjera. Ai nuk po i mbron as Rexhep Selimin e Gani Krasniqin që i ka në partinë e vet.

Dikur i thoshte Thaçit që për pak pushtet po e djeg luftën e UÇK-së dhe gjithë shokët e tij. Sot Kurti vet, për pak pushtet, po e len specialen që t'ia marrë shokët dhe të vazhdojë njollosjen e UÇK-së.

Pa asnjë zë, pa asnjë reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat